×

Elena Çako u takua me gurin e saj të parë kilometrik, diplomimin.

E takuam Elenën pak çaste pas diplomimit në Programin e Studimit në Farmaci dhe na tregoi sesi ndihej.


E takuam Elenën pak çaste pas diplomimit në Programin e Studimit në Farmaci dhe na tregoi sesi ndihej.

Dita e diplomimit është një nga momentet më të bukura në jetën e çdo studenti, një karusel emocionesh dhe një festë e suksesit personal, tha ajo. Elena tregon se ndihet krenare për mundin dhe gjithë arritjet e saj në këtë rrugëtim dhe zhvillim akademik.

Tema që Elena prezantoi bashkë me relatoren Prof. Assoc. Malvina Hoxha ishte “Terapia Farmacologica della Distrofia Muscolare di Duchenne”. Në këtë punim shtjellohet argumenti mbi këtë sëmundje të rrallë, mutacionet që e shkaktojnë, simptomat të cilat prekin organe të ndryshme, terapia aktuale për jetëgjatësinë pasi nuk është e kurueshme, dhe terapitë e reja inovative të cilat janë ende në faza studimi.

Kur Elena e nisi këtë rrugëtim në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” nuk e kishte menduar që do të më formohej jo vetëm profesionalisht, por edhe do të skaliste karakterin e saj. Vitet e mia akademike kanë pasur disbalancat e tyre, por dëshira për t’u ngritur pas çdo sfide dhe për të bërë krenarë familjen dhe veten ka qënë më e fortë se çdo “pengesë”, tregon ajo e çliruar nga pesha e diplomimit. Në fund mund të them me plot gojën që në UKZKM kam kaluar vitet më të bukura dhe më sprovuese për një studente që po bëhet gati të hedhë hapat e parë në ushtrimin e profesionit dhe kjo falë përgatitjes në një universitet prestigjoz si Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.

Elena është kërkuese për të ardhmen, planet e saj pas diplomimit janë të shumta, por së pari ajo dëshiron të nisë ushtrimin e profesionit me kompetencë dhe profesionalizëm të plotë. Gjithmonë kam qënë njeri kurioz dhe kam dashur të përvetësoj informacione dhe aftësi të reja, tregon mes emocioneve dhe gëzimit. Ndaj mendoj që rrugëtimi im profesional sapo ka nisur, por ai akademik do vazhdojë gjatë gjithë jetës e mbyll rrëfimin e saj të parë pas diplomimit e diplomuara jonë në Farmaci.

Jemi krenarë për ty Elena! Suksese!


Na ndiqni