×

Erasmus+

Rezarta, Dorotea dhe Enidi, studentë të Fakultetit të Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, gjenden aktualisht në Universitetin Katolik të Lilës, për të nisur një semestër emocionues shkëmbimi ndërkombëtar për studime si pjesë e programit prestigjioz të Bashkimit Evropian, Erasmus+.

Kjo mundësi shkëmbimi kulturor dhe akademik do t’u ofrojë mundësinë për të pasuruar njohuritë e tyre akademike, për të thelluar kuptimin ndërkulturor dhe për të zhvilluar aftësi të reja në një kontekst ndërkombëtar.

I urojmë një eksperiencë të paharrueshme, plot suksese akademike dhe takime të rëndësishme që do të kontribuojnë në rrugëtimin e tyre akademik dhe personal.

Na ndiqni