Në Aula Magna të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u mbajtën sot provimet përfundimtare të Programeve të Specializimeve Afatgjata në fushën e Mjekësisë në Gastroenterologjisë, Sëmundjeve të Aparatit Kardiovaskular, Anesteziologji, Reanimacion dhe Terapi Intesive, Gjinekologji dhe Obstetrikë.
Specializantët e rinj diskutuan me trupën e profesorëve të UKZKM tezat e tyre rreth specializimeve të ndjekura gjatë viteve akademike dhe të praktikës profesionale në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, duke shënuar hapin e fundit drejt zotërimit të titullit mjek i specializuar.
Ju urojmë suksese, jemi kremarë për ju!