Dhjetra maturantë të Tiranës u bashkuan në Parkun e Madh të Liqenit pranë fushave shumësportëshe me ekipin e UKZKM për të ndjekur sesionet e hapura të trajnimeve për Ndihmën e Shpejtë dhe për mbajtjen e trupit drejtë.
Gjithë kërshëri të rinjtë ndoqën mësimet e Florian Spada PhD drejtues i praktikave klinike të programit të studimit në Fizioterapi pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Mirjana Lama dhe Marko Hasani infermierë të diplomuar në UKZKM të cilët shpjeguan disa teknika të panjohura më parë për gjimnazistët. Maturantët u përfshinë në lojërat dhe këshillat profesionale që i ndihmojnë për mbajtjen e trupit drejtë dhe në ekuilibër si dhe u njohën me rëndësinë e pasjes së shëndetit të mirë. Një pjesë e sesionit u përqëndrua edhe tek praktikimi i teknikave për dhënien e ndihmës së shpejtë, e cila është jetëshpëtuese për ata që e kanë provuar si përvojë.
Në atmosferën e bukur të lulëzimit të krejt natyrës në Parkun e Liqenit të rinjtë për disa orë u bënë vetë praktikues të dhënies së ndihmës së parë duke mësuar shumë rreth teknikave që shpëtojnë ata që kanë nevojë derisa të mbërrijë ndihma e specializuar.
Po kështu me lojërat e udhëhequra nga ekipi i fizioterapisë pranë UKZKM maturantët ndanë kohë të çmuar së bashku duke forcuar lidhjet me njëri-tjetrin, duke mësuar për të mirat që sjell përgatitja fizike, për rëndësinë e një trupi në ekuilibër dhe fizioterapia në UKZKM është programi i shkëlqyer që edukon kujdesin për një trup jetëgjatë.
Ky ishte një aktivitet në bashkëpunim me Agjensinë e Parqeve dhe Rekreacionit.