×

Formulimet e nanopartikulave

Prej vitit 1980 jemi dëshmitarë të një revolucioni të nanoteknolgjisë dhe nanomjekësisë, me një prani, gjithmonë e në rritje në tregun farmaceutik të nanoformulimeve. Këto formulime mund të jenë vetë agjentë terapeutik, ose mund të shërbejnë si vektorë për molekula të tjera aktive nga pikëpamja farmakologjike.


Nga Prof. Nunzio DENORA
Biljana JAIÇAR
Programi i Studimit në Farmaci

Prej vitit 1980 jemi dëshmitarë të një revolucioni të nanoteknolgjisë dhe nanomjekësisë, me një prani, gjithmonë e në rritje në tregun farmaceutik të nanoformulimeve. Këto formulime mund të jenë vetë agjentë terapeutik, ose mund të shërbejnë si vektorë për molekula të tjera aktive nga pikëpamja farmakologjike. Koncepti i Nanoteknologjisë bazohet në idenë e propozuar nga fituesi i çmimit Nobel Richard Feynman, gjatë një prezantimi në vitin 1959 me titull “There’s Plenty of Room at the Bottom” (ka mjaftueshëm hapësirë në fund), ku ai vuri në dukje, mundësinë e një manipulimi të drejtpërdrejtë të atomeve, nëpërmjet sintezave kimike më të avancuara. Sipas një raporti të publikuar nga revista Forbes, Nanoteknologjia është një ndër pesë fushat më në zhvillim, tek e cila duhet të përqëndrohemi në të ardhmen.

Dhënia e barnave nëpërmjet formulimeve të nanopartikulave (NP) ka sjellë avantazhet e mëposhtme:

  • Nanoformulimet e barnave janë një strategji për të prodhuar agjentë farmaceutikë që drejtohen në indet e duhura dhe si rrjedhojë, mund të ulet doza e medikamentit në kohë ose efektet anësore të tij
  • NP-të janë më të sigurta dhe kanë efikasitet më të madh
  • Nanobarnat mund të jenë shumë më ekonomike se format e tjera konvencionale
  • Medikamenti përthithet në kohën e dëshiruar

Zhvillimi i nanoformulimeve na përball me çështje të natyrës etike dhe ekonomike. Pasi janë kaluar të gjitha barrierat etike, biologjike dhe investitorët janë të bindur për investimin, vetëm një pjesë e këtyre nanoformulimeve merr formën e një medikamenti të suksesshëm. Parashikohet se tregu i nanobarnave do të zhvillohet më tej gjatë pesë viteve në vazhdim, falë progresit të bioteknologjisë dhe nanoinxhinierisë. Një faktor tjetër i rëndësishëm, që ka tërhequr vëmëndjen e kërkuesve shkencorë dhe kompanive farmaceutike është rritja e vdekshmërisë nga kanceri në të gjithë botën, fakt që tregon domosdoshmërinë urgjente për të përmirësuar trajtimet kundër kësaj sëmundjeje.


Na ndiqni