×

Shqiptarët në Itali. Aspektet kulturore, gjuhësore, letrare dhe shoqërore

Webinari do të mbahet më 6 maj në orën 14:30 dhe do të jetë i disponueshëm në të gjitha kanalet sociale të Università Cattolica të Milanos.


“Shqiptarët në Itali. Aspektet kulturore, gjuhësore, letrare dhe shoqërore" është titulli i uebinarit i organizuar nga Fakulteti i Shkencave Gjuhësore dhe Letërsisë së Huaj të Universitetit Katolik “Sacro Cuore” të Milanos, në kuadër të programit Erasmus +.

Takimi synon të nxjerrë në pah pasurinë dhe gjallërinë e marrëdhënieve midis italianëve dhe shqiptarëve. Këto lidhje, të cilat kanë rrënjë të thella historike, janë më të rëndësishme se kurrë në dritën e kandidaturës së anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Takimi do të hapet nga Prof. Maria Luisa Maggioni e cila bashkëpunon me Universitetin "Ismail Qemali" të Vlorës dhe nga Prof. Raul Caruso i cili punon me Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" në Tiranë.

Do të referojnë:

Prof. Francesco Altimari, Drejtues i Katedrës së Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Kalabrisë;

Prof. Armela Panajoti e Universitetit "Ismail Qemali" të Vlorës;

Prof. Paulina Guli Hoti e Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" në Tiranë;

Prof. Giovanni Gobber, Dekan i Fakultetit të Shkencave Gjuhësore dhe Letërsive të Huaja të Universitetit Katolik “Sacro Cuore” të Milanos.

Webinari do të mbahet më 6 maj në orën 14:30 dhe do të jetë i disponueshëm në të gjitha kanalet sociale të Università Cattolica të Milanos.


Na ndiqni