Sot në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u zhvillua provimi i pranimit për studentët që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian dhe kanë zgjedhur UKZKM dhe Shqipërinë për të kryer studimet në vitin e ri akademik 2024-2025.
Qindra të rinj të shoqëruar nga prindrit e tyre mbushën sot kampusin tonë universitar, i cili është i vetmi në Shqipëri që prej 20 vjtetësh është kthyer në shtëpinë e Evropës për të gjithë të huajt që ndjekin programet tona të studimit.
Kjo ëshë pasaporta më e mirë që tregon se zbatojmë standardet më të larta ndërkombëtare në edukimin e profesionistëve të së ardhmes.
Nën masa të rrepta kontrolli dhe me një organizim të përkryer, të rinjtë ndoqën me rigorozitet të gjitha procedurat e rregjistrimit dhe pjesëmarrjes në provimin e pranimit. Stafi i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” monitoroi çdo fazë të procesit, i mbështetur edhe nga mjekët e Spitalit Katolik që ishin pjesë e ndihmës për nevojat e studentëve të rinj gjatë kësaj dite të rëndësishme për ta.
Prindrit pritën me emocion rezultatet dhe patën mundësi të vizitonin Kampusin Universitar që do të jetë shtëpia e re për e fëmijët e tyre gjatë viteve në vijim.
Të urtët në Shqipëri thonë se çfarë mund të bësh në një ditë, nuk e bën në dhjetë vjet!
Ndaj sot studentët që gjetën Evropën në Shqipëri nëpërmjet Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” kanë hedhur hapin e parë drejt të ardhmes së sigurtë që certifikohet në nivele ndërkombëtare nga diploma e UKZKM.
Studentët nga BE mbajtën provimet e pranimit në UCNSBC: Hapi drejt një të ardhme ndërkombëtare
Sot në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u zhvillua provimi i pranimit për studentët që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian dhe kanë zgjedhur UKZKM dhe Shqipërinë për të kryer studimet në vitin e ri akademik 2024-2025.
Ju jeni dëshmia se Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” udhëheq edukimin dhe formimin e brezave të rinj.
Suksese!