×

Global Thesis, ndërmjet Pulja-s dhe Shqipërisë

Studimi i impakteve sociale dhe financiare që mikrofinanca po sjell në territorin shqiptar dhe krahasimi me rezultatet e zbuluara në Rajonin e Pulja-s: këto janë temat mbi të cilat do të fokusohet projekti, i përfshirë në kuadër të programit "Global Thesis", ku studenti italian Valerio Laterza, i regjistruar në programin e studimit “Master i Shkencave” në "Statistika dhe metodat për ekonominë dhe financën" në Departamentin e Ekonomisë dhe Financës të Universitetit të Barit Aldo Moro, do të angazhohet në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" në Tiranë.

Projekti "Global Thesis" mundëson përgatitjen e temës së masterit në një universitet të huaj. Valerio ka zgjedhur Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" dhe do të bashkëudhëhiqet nga Profesorët Mauro Gianfranco Bisceglia nga Universiteti i Bari Aldo Moro dhe Emiljan Karma nga Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë."

Na ndiqni