×

Greenways of Vjosa – Arkitektura UKZKM ju pret në Përmet.

...


Studentët e vitit të 5-të të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara do të jenë prej 15-18 Shkurt 2022 në Përmet për të zhvilluar Seminarin e Arkitekturës së Peisazhit me Prof. Gabriele Paollineli.

Seminari ka për synim që studentët e programit të studimit në Arkitekturë t’i vendosë përballë dimensionit të projektit, ku mbrojtja e peisazhit përbën themelin e konceptit të strategjive dhe veprimeve për vlerësimin socio-ekonomik të burimeve lokale.

Maturantët dhe mësuesit e Përmetit janë të ftuar t’i bashkohen dhe ta ndjekin nga afër këtë veprimtari, të titulluar: “Rrugët e gjelbra të Vjosës, studime për luginën e poshtme të përroit të Lengaricës (Petran)”.

Aktiviteti do të zhvillohet në klasë pranë zyrave të CESVI (Cooperazione allo Sviluppo) tek Qendra Kulturore Multifunksionale, Shëtitorja “Odise Paskali”, kati i II-Të. Ndërsa studimet në terren do të zhvillohen përgjatë rrjedhës së Lengaricës, midis urës së Katiut dhe grykëderdhjes së Vjosës.

Nisma e Universitetit Katolik ZKM vjen në vazhdimësi të një procesi studimi si pjesë e programit “Develop Community Resources through the Valorization of the Natural and Cultural Heritage” të Agjencisë Italiane për Bashkëpunim për Zhvillim - AICS, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.


Na ndiqni