Dekani i Fakultetit të Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Prof. Vittorio Teotonico, nisi sot në “Aula Magna” punimet e konferencës ndërkombëtare me temë “Avantazhet e punës për personat e disavantazhuar: modeli italian i kooperativave sociale të tipit B”.
Presidenti i Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë”, fr. Ruggero Valentini, përcolli përshëndetjet e tij nëpërmjet një video mesazhi i cili u pasua nga e Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit Imzot. Arjan Dodaj.
Në debatin e gjerë morën pjesë akademikë dhe profesionistë, të cilët diskutuan mbi profile të ndryshme lidhur me punën e personave me aftësi të kufizuara dhe në përgjithësi të personave të disavantazhuar nëpërmjet integrimit të tyre në strukturat ad hoc, të cilat mund të përbëjnë modele të suksesshme për t'u ndjekur edhe në Shqipëri.