×

Akreditohet Programi i integruar i studimit Master i Shkencave në “Arkitekturë”

...


Universiteti Katolik ZKM, i hapur në vitin 2004, fiton akreditimin për programin e integruar të studimit Master i Shkencave në “Arkitekturë”.

Raporti i Bordit Vlerësues të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) dha vlerësimin përfundimtar POZITIV dhe vendosi akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatje maksimale prej 6 (gjashtë) vitesh akademike.

Në raportin përfundimtar, Bordi i Akreditimit nënvizon se Programi i Integruar i Studimit të Ciklit të Dytë, Master i Shkencave në “ARKITEKTURË”, i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” i përmbush Standardet Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë.     

Programi i Studimit në Arkitekturë ofrohet në bashkëpunim me “Universitetin e Studimeve të Firences”, në Itali.

Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" rikonfirmohet lider për cilësinë e arsimit të lartë në vend, si dhe i vetmi që fokuson plotësisht të gjitha programet e studimit në Diploma të përbashkëta dhe të dyfishta me universitete të Bashkimit Europian.

Në  vijim, linku i Vendimit të Bordit të Akreditimit për Programin e Studimit në Arkitekturë, UniKZKM:

https://www.ascal.al/sq/bordi-i-akreditimit/vendimet/vendimet-e-mbledhjes-12-mars-2021


Na ndiqni