Programi i studimit “Master Profesional” / “Master Universitario di I Livello” në Financial and Risk Management synon të përgatisë profesionistë të nivelit të lartë, të cilët mund të drejtojnë me sukses menaxhimin e rrezikut të bankave, kompanive të sigurimit, autoriteteve rregullatore të tregut, si dhe të bëhen ekspert në ndërmjetësim financiar ose në sektoret kontabilitet-financë. Ky program studimi ofrohet si program i përbashkët midis Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Alma Mater Studiorum – Universiteti i Bolonjës. Në përfundim të këtij cikël studimi lëshohet diplomë e përbashkët nga të dy universitetet. Në video mund të ndiqni mesazhin e Profesor Massimiliano Marzo, ekspert i ekonomise dhe tregjeve financiare, i cili sjell në vëmendje spektrin e gjerë të njohurive që përftohen nga ky Master.