×

Laboratori i Biologjisë dhe Virologjisë Molekulare dhe Projekti i NATO-s "Science for Peace and Security"

...


 

Në fund të shtatorit, pedagoget tona Silvi Bozo dhe Eftiola Pojani, kërkuese shkencore, u kthyen nga një mision në Milano në laboratorin e Virologjisë Molekulare (Departamenti i Bioteknologjive Mjekësore dhe Mjekësisë trazlacionale) të Prof. Carlo De Giuli Morghen si pjesë e projektit të NATO-s "Science for Peace and Security". Ishte një mision i dëshiruar fort prej dy kërkueseve shkencore dhe nga Prof. De Giuli Morghen, njëkohësisht i inkurajuar shumë nga unë. Përvojat e këtij lloji janë thelbësore në jetën e një studiuesi të ri dhe ndihmojnë në rritjen qoftë nga pikëpamja shkencore, ashtu edhe nga ajo njerëzore. Këto përvoja ne i përkrahim dhe do të donim të përsëriteshin më shpesh. Silvi Bozo dhe Eftiola Pojani treguan vendosmëri të madhe dhe shpirt sakrifice. Ato u kthyen të pasuruara nga ana shkencore dhe të gatshme për të çuar përpara laboratorin e "Biologjisë dhe Virologjisë Molekulare" që aktivizuam në Universitetin tonë me një pjesë të fondeve të NATO-s. U kërkova të shkruajnë një artikull mbi përvojën e tyre për revistën tonë "Pontes" dhe e pranuan me entuziazëm. Urimet e mia të sinqerta për studiueset tona të reja, me shpresën se të tjerë të rinj do të mund të përfitojnë nga përvoja të ngjashme.

Bruno Giardina
Rektor i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”


Na ndiqni