Mjeku Ermal Pashaj, mjek pranë strukturave sanitare të Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë dhe staf akademik pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në intervistë nga Bresha (Itali) tregon punën në spitalin italian ku është caktuar për të dhënë kontributin e tij në përballimin e situates së krijuar nga pandemia Covid-19.
Në një pasqyrim emocional të situatës aktuale në Itali, ai flet për eksperiencën personale dhe profesionale gjatë ditëve të gjata të punës.