×

Ndërmarrjet italiane në Shqipëri, më pranë studentëve UKZKM

Më datë 12 mars 2019, u nënshkrua në Tiranë, Protokolli i Bashkëpunimit midis Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” përfaqësuar nga Prof. Bruno Giardina, Rektor i Universitetit Katolik dhe Confindustria Albania, Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri, përfaqësuar nga Dr. Sergio Fontana, President i Confindustria Albania.

Ky protokoll ka për qëllim jo vetëm organizimin e aktiviteteve të përbashkëta formuese e informuese në favor të studentëve dhe sipërmarresve, por edhe aktivizimin e një sërë veprimesh me synim maksimizimin e sinergjisë midis botës akademike dhe asaj të aktiviteteve prodhuese.  

Protokolli i shërben njëkohësisht afrimit të kompanive prodhuese pranë qendrave kërkimore Universitare, me qëllim transferimin e njohurive të fundit shkencore tek aktivitetet prodhuese të pranishme në Shqipëri si edhe trajnimin dhe formimin e figurave të afta profesionale që do të menaxhojnë dhe përmirësojnë proçeset prodhuese të kompanive të pranishme në tregun shqiptar.

Bashkëpunimi midis këtyre dy institucioneve do të realizohet edhe  përmes adresimit të kërkesave që ka tregu i punës në Shqipëri, ku ushtrojnë aktivitetin mbi 700 ndërmarrje italiane nga të cilat një pjesë e konsiderueshme, janë firma anëtare të Confindustria Albania.  

Na ndiqni