×

Në Poloni në kuadër të projektit Erasmus+

Në këtë situatë të vështirë dhe kaosin e këtyre ditëve, marrim një lajm të mirë nga studentët tanë të Fakultetit të Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale, të cilët ndodhen në Poloni si pjesë e projektit Erasmus+.

Klarku, Kristi, Rezana, e Rexhina kanë zgjedhur të ndjekin leksionet në Universitetin e Krakovës në Poloni, duke respektuar masat e marra nga Universiteti polak për të siguruar vazhdimësinë e procesit mësimor. 

Rektori, Prof. Bruno Giardina, përditësohet në vazhdimësi me situatën dhe përmes strukturave të Universitetit po u ofron të rinjve gjithë mbështetjen e nevojshme.

Ndërkohë, Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" po punon për të siguruar që mësimi të zhvillohet për të gjithë studentët e regjistruar, shqiptarë edhe ndërkombëtarë, që tani ndodhen në Shqipëri ose jashtë vendit pranë familjeve të tyre. 

Ne jemi pranë njëri-tjetrit, me vetëdijen për të dalë nga kjo situatë më të fortë dhe më të bashkuar se më parë.

Na ndiqni