Në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" u mbajt takimi me studentët e rinj të regjistruar për vitin akademik 2023-2024.
Në Aula Magna-n e mbushur me studentë dhe të ftuar, Presidenti i Fondacionit "Zoja e Këshillit të Mirë" Fr. Ruggero Valentini si dhe Rektori i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” Prof. Leonardo Palombi u dhanë mirëseardhjen studentëve.
"Urojmë që këtu të gjeni rrugën e ëndrrave tuaja dhe të shihni se pikërisht këtu ato po bëhen realitet", ishin fjalët e Fr. Ruggero për studentët në emër të Fondacionit.
Fjalet e Rektorit të Universitetit Prof. Leonardo Palombi: “Ne, profesoret, i gjithë stafi do të jemi përkrah jush, të vetëdijshëm se së bashku kemi një mision dhe një vizion: të zhvillojmë njerëzit tanë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ndërtuar në të njëjtën kohë një komunitet të përkujdesit dhe të kulturës. të hapur, gjithëpërfshirës, të përkushtuar dhe solidar.
Ju lë me shprehjen më të mirë që na ofroi shenjtori i madh, Papa Gjon Palit të II-të,: "Merreni jetën tuaj dhe bëjeni atë një kryevepër".
I urojmë studentëve gjithë të mirat në rrugëtimin e tyre akademik.