×

Info Day Erasmus+

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Zyra Shqiptare Erasmus +, të premten, më 19 nëntor 2023 u zhvillua online, aktiviteti “Info Day Erasmus+".


Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Zyra Shqiptare Erasmus +, të premten, më 19 nëntor 2023 u zhvillua online, aktiviteti “Info Day Erasmus+". Gjatë këtij aktiviteti, Prof. Assoc. Malvina Hoxha, Përgjegjëse e Departamentit të Vlerësimit Kimik-Toksikologjik dhe Farmakologjik të Barnave, Fakulteti i Farmacisë, Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", prezantoi Projektin  Jean Monnet, “Harmonizimi i Legjislacionit Farmaceutik Shqiptar me Direktivën Europiane Farmaceutike”-PHARM-BE, financuar nga programi Erasmus+ i BE-së. Pjesëmarrësit u informuan për përfitimet për studentët dhe profesionistët e ardhshëm të shëndetit, si dhe për mundësitë që ata të mësojnë rreth praktikave të vendeve të Bashkimit Europian në lidhje me legjislacionin farmaceutik  


Na ndiqni