×

Inteligjenca Artificiale dhe Paqja

Sot në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u organizua konferenca me temë “Inteligjenca Artificiale dhe Paqja”.


Sot në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u organizua konferenca me temë “Inteligjenca Artificiale dhe Paqja”.  Kjo konferencë u zhvillua në një kohë sfiduese për Shqipërinë, Evropën dhe të gjithë botën ku teknologjia dhe zhvillimi i saj kanë hyrë tanimë në jetën tonë dhe zhvillimet globale. Konferenca kishte si qëllim të sillte një reflektim të thelluar të mesazhit të Papa Françeskut. Paqja nuk është artificiale thotë Ati i Shenjtë. Paqja është rezistenca ndaj të keqes, përkushtimi ndaj drejtësisë dhe kërkim i të mirës së përbashkët.

Pyetjet se çfarë është Inteligjenca Artificiale, a po ndërtojmë mekanizma që Inteligjenca Artificiale të mos i mbivendoset Paqes dhe të mos e kërcënojë atë morën disa përgjigje gjatë referateve në konferencë.

Për Imzot Vincenzo Paglia president i Akademisë Papnore për Jetën, të cilit iu dha fjala pas mikpritjes nga presidenti i Fondacionit Fr. Ruggero Valentini,  sfida kryesore është të mbrojmë njeriun sepse instrumentet e teknologjisë nuk mund të rrezikojnë pasurinë që kemi, trupin dhe mendjen.

Gjatë konferencës të pranishmit dëgjuan mesazhet e Rektorit prof. Leonardo Palombi, të Nuncit Apostolik në Shqipëri Imzot Luigi Bonazzi nën moderimin profesional të prof. Raul Caruso, drejtor i Qendrës Evropiane për Shkencën, Integrimin dhe Bashkëpunimin e Paqes në Universitetin Katolik ZKM.

Konferencën e përshëndeti edhe Z. Brando Benifei eurodeputet dhe bashkë-relator i ligjit të Bashkimit Evropian mbi Inteligjencën Artificiale.

Zhvllimi i kësaj konference është rikthimi i traditës së takimeve të tilla që thellojnë mesazhet e Papa Françeskut siç ishte mësazhi i këtij viti. Konferenca u organizua në bashkëpunim me Nunciaturën Apostolike, nën kujdesin Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë. 


Na ndiqni