×

Konkurs për Maturantët


Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” shpall konkursin mbarëkombëtar në të cilin mund të merrni pjesë nga dt. 11 janar deri më dt. 31 mars 2021.

60 fitues në rang kombëtar do të përzgjidhen nga komisionet e vlerësimit për çdo program studimi.

Çdo fitues do të përfitojë 30% ulje mbi tarifën e studimit për vitin akademik 2021-2022.

Ju mund të merrni pjesë në konkurs duke paraqitur punimin tuaj mbi temën e dëshiruar për çdo program studimi:

Fizioterapi: Kolazh fantazie me temë “Stili i jetës dhe roli i fizioterapisë”. Punimet të dërgohen në adresat e e-mailit: [email protected]f.spada@unizkm.al

Infermieristikë: Kolazh fantazie me temë “Kuroj dhe kujdesem për të tjerët”. Punimet të dërgohen në adresat e e-mailit: [email protected] , [email protected]

Farmaci: Ese me temë “Rëndësia e njohjes së sistemit biologjik ose biokimik për ndërhyrjen në patologjitë njerëzore”. Punimet të dërgohen në adresën e e-mailit: [email protected]  

Ekonomi: Ese me temë “Efektet juridike dhe ekonomike të Pandemisë Covid-19”. Punimet të dërgohen në adresën e e-mailit: [email protected]

Arkitekturë: Punim fantazie në A3 me temë “Shtëpia ime në 2030-ën”. Punimet të dërgohen në adresën e e-mailit: [email protected]

 Për më shume informacion ju ftojmë të lexoni rregulloren.


Follow us