×

Krujë: UKZKM dhe UNIFI mbështetje për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në dhe Departamenti i Arkitekturës së Universitetit të Studimeve të Firences dhanë mbështetje konkrete për shtetin shqiptar në përballimin e situatës së emergjencës


Si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme në monumente të shumta të Shqipërisë, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në dhe Departamenti i Arkitekturës së Universitetit të Studimeve të Firences dhanë mbështetje konkrete për shtetin shqiptar në përballimin e situatës së emergjencës, përmes një misioni teknik të përbashkët në qytetin e  Krujës.

Misioni, përdori aftësitë më të mira teknike dhe profesionale të të dy fakulteteve duke realizuar rilevime tredimensionale të monumenteve kryesore të Krujës dhe një vlerësim teknik të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, me qëllim ruajtjen e monumenteve të qytetit të Krujës. 

Rezultatet e kësaj pune iu dorëzuan Ministres së Kulturës, Znj. Elva Margariti nga Dekani i Fakultetit të Arkitekturës Universitetit Katolik ZKM, Prof. Fabio Capanni, gjatë aktivitetit “Eksperienca të Arkitekturës @UKZKM”.


Na ndiqni