Çdo fund prilli në Kampusin tonë Universitar kremtohet festa e Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë. Festimet i hapi me fjalën përshëndetëse Presidenti i Fondacionit fr.Ruggero Valentini, i cili falenderoi të gjithë studentët miqtë, bashkëpunëtorët dhe stafin e Spitalit Katolik që u bënë pjesë e pasdites festive. Pasditja nisi me celebrimin eukaristik nga Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit Imzot Arjan Dodaj. Më pas dhjetra studentë me rezultatet më të mira morën bursat e merituara të studimit, të përgëzuar nga i gjithë stafi akademik i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë.
Pjesë e ceremonive festive ishte edhe inaugurimi i pistës së vrapimit që është risi për ambientet universitare në Shqipëri. Nën tingujt më të mirë të muzikës bashkëkohore të pranishmit shijuan mbrëmjen festive.