×

Prezantimi i Masterit të Shkencave në “Management for Global and Sustainable Business”

Më 12 shtator u mbajt prezantimi i Masterit të Shkencave në “Management for Global and Sustainable Business” në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”!


Eventi u organizua në bashkëpunim me Confindustria Albania. Në panel ishin të pranishëm Drejtori i Masterit, Prof. Raul Caruso, Zv. Presidenti i Confindustria Znj. Cristina Busi Ferruzzi dhe Menaxheri i Amp Consulting/Gruppo Integrè Z. Daniele Mazzonetto. Ishte një përvojë interesante ku u diskutuan perspektiva për të ardhmen e ekonomisë së qëndrueshme dhe rolin e saj kyç në Shqipëri dhe në Bashkimin Evropian.

U diskutuan tema të rëndësishme si:

  1. Ekonomia e qëndrueshme: Si mund të krijojmë modele biznesi që zhvillohen pa dëmtuar planetin tonë? Ekonomia e qëndrueshme është çelësi për një të ardhme më të mirë.
  2. Koncepti i Qëndrueshmërisë në Shqipëri dhe BE: Sfidat dhe mundësitë me të cilat përballet Shqipëria dhe BE-ja në fushën e ekonomisë së qëndrueshme. Roli i bashkëpunimit si faktor kryesor për të adresuar sfidat globale.
  3. Inovacioni: Masteri ofron një program inovativ që do t'i orientojë studentët drejt një kuptimi të thellë dhe zgjidhjeve konkrete për një botë të orientuar drejt ekonomisë së qëndrueshme. Programi i Masterit zhvillohet në gjuhën angleze.

Ftesa e Drejtorit të Masterit për të gjithë studentët e interesuar në fushën e ekonomisë së qëndrueshme është një mundësi që nuk duhet humbur. Ky program është një hap i rëndësishëm përpara për Shqipërinë dhe ne presim të shohim se si studentët do të kontribuojnë për një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.

Nëse jeni kurioz ose dëshironi informacione të mëtejshme mbi Masterin Shkencor në "Management for Global and Sustainable Business", mos hezitoni të na kontaktoni ose të klikoni linkun si më poshtë: https://www.unizkm.al/.../corso-di-laurea-magistrale-in...

Së bashku, për një botë më të mirë nëpërmjet ekonomisë së qëndrueshme!


Na ndiqni