Më 23 prill 2021, në orën 11:00, do të mbahet online sesioni i parë i diplomimit për programin e studimit Master i Shkencave në Arkitekturë i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara.
Studentja Julia Demiraj do të diskutojë përpara komisionit tezën e titulluar: Muret e vjetër të Durrësit, një projekt për një qendër studimi arkeologjik në pellgun e Mesdheut.
Aktiviteti do të fillojë me përshëndetjen nga Prof. Bruno Giardina, Rektori i Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" dhe nga Prof. Giuseppe De Luca, Drejtori i Departamentit të Arkitekturës së Universitetit tëStudimeve të Firences.
Të interesuarit për të marrë pjesë në këtë aktivitet mund të përdorin linkun në platformën Google Meet: meet.google.com/uaa-mwqv-kmp.