×

Diplomimi ne Programin e Studimit Odontoiatri dhe Proteza Dentare

Në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u diplomuan studentët e Programit të Studimit në Odontoiatri dhe Proteza Dentare, Fakulteti i Mjekësisë.


Në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u diplomuan studentët e Programit të Studimit në Odontoiatri dhe Proteza Dentare, Fakulteti i Mjekësisë.

Kandidatët Majlinda Kurbalaj dhe Riccardo Rossetti diskutuan temën para komisionit dhe të ftuarve.

Programi i studimit Odontoiatri dhe Proteza Dentare në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" lëshon diplomë të perbashket me Universitetin e Studimeve të Romës “Tor Vergata”, e njohur në Bashkimin Evropian dhe më gjerë.

I diplomuari në Programin e Studimit në Odontoiatri dhe Proteza Dentare është në gjendje të praktikojë ndërhyrje të stomatologjisë së përgjithshme, të vërë në dukje përparësitë e trajtimit, të administrojë barnat dhe materialet e përdorura në stomatologji.

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Qendra Stomatologjike Universitare iu japin tashmë mundësinë studentëve të zhvillojnë punë kërkimore me një bazë të mirëfilltë shkencore.

Urime të sapodiplomuarve!

Per me shum informacion mbi Programin e Studimit në Odontoiatri dhe Proteza Dentare, vizitoni faqen e internetit https://www.unizkm.al/.../corso-di-odontoiatria-e.../al...


Na ndiqni