Në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u organizua konferenca me temë “Le sfide nel mercato delle telecomunicazioni: aspetti strategici e carriere lavorative”.
Presidenti i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë fr.Ruggero Valentini i uroi mirëseardhjen Drejtorit të Përgjithshëm të Wind Tre Italia Dott. Gianluca Corti dhe të ftuarve të tjerë. Dekani i Fakultetit të Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale Prof. Vittorio Teotonico përshëndeti konferencën edhe në emër të Rektorit të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” Prof. Leonardo Palombi.
Administratorja e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” Evis Karandrea bëri një prezantim sintetik të dinamikave dhe pyetjeve që rrethojnë tregun ambicioz të telekomunikacionit.
Në adresimin e tij zoti Gianluca Corti foli për panoramën që shohim sot në tregun evropian, duke e lidhur në mënyrë profesionale edhe me historinë e të shkuarës së afërt në kontinentin evropian dhe jo vetëm.
Në kohët e sotme kur është e paimagjimueshme të mendosh shoqëritë pa komunikim, kjo konferencë u shërben studentëve dhe njohësve të fushës për të thelluar njohuritë në një treg më shumë se konkurues dhe jetik në ndërveprimin njerëzor.
Z. Corti iu përgjigj pyetjeve të ndryshme për të ardhmen e rrjetit të komunikimit, duke thëne se inovacioni do te ndikojë në rritjen e tregut dhe përparimin e tij.