×

Provimi i pranimit për programin e studimit Fizioterapi për kandidatët që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian

Sot në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u zhvillua provimi i pranimit për programin e studimit Fizioterapi për kandidatët që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian. Ata kanë zgjedhur Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Shqipërinë për të kryer studimet për vitin e ri akademik 2024-2025 dhe iu nështruan sot testit të parashikuar përpara se të nisin studimet.

Në Shqipëri programi i studimit në Fizioterapi lindi për herë të parë në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Prej dy dekadave UKZKM sjell në Shqipëri profesorë të shkëlqyer me reputacion ndërkombëtar, të cilët edukojnë studentë që sot me meritë janë pjesë e shërbimit të vyer në Shqipëri dhe në shumë vende të BE-së, duke u ardhur në ndihmë njerëzve që kanë nevojë.

Klinika e Fizioterapisë pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” është klinika e vetme që ka salla fizioterapie dhe pishinë të dedikuar për praktikat rehabilituese të personave në nevojë si dhe është e pajisur me studiot mësimore për leksionet gjatë viteve studentore.

Na ndiqni