Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, me anë të qendrës CRISU organizoi një Konferencë në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Barit "Aldo Moro", me temën "Edukimi Financiar: Etika, Kultura, Rritja".
Ndër të ftuarit e nderuar morën pjesë Prof. Ardian Ndreca, Rektor i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, prof. Stefano Bronzini, Rektor i Universitetit të Studimeve të Barit "Aldo Moro", Atë Appolinaire Anguissa Metogo, drejtor i CRISU.
Moderoi aktivitetin prof. Mauro Bisceglia, anëtar i CRISU.
Aktiviteti u zhvillua në modalitetin miks: në prani në sallën e leksioneve të Departamentit të Ekonomisë dhe Financës të Universitetit të Barit dhe në platformën Teams.