×

Manzoni në Shqipëri

Kur kultura bëhet emocion: ishte kjo përshtypja mes mbi 350 pjesëmarrësve (fizikisht dhe online) në konferencën e organizuar për Alessandro Manzoni-n.


Kur kultura bëhet emocion: ishte kjo përshtypja mes mbi 350 pjesëmarrësve (fizikisht dhe online) në konferencën e organizuar për Alessandro Manzoni-n. I promovuar në 19 tetorin e kaluar nga Qendra Universitare e Gjuhëve e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”  Tiranë, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, eventi u karakterizua nga dorëzimi i një kopjeje origjinale të vitit 1840 të romanit "Të fejuarit" për bibliotekën e universitetit. Dhuruesi, Fr. Ruggero Valentini i kërkoi Ambasadorit Fabrizio Bucci t'ia dorëzonte librin e çmuar Drejtoreshës së Bibliotekës, Znj. Mimoza Agastra (në foto). Shumë të rinj ishin të pranishëm për të dëgjuar disa nga pjesët më të njohura të romanit që ka shenjuar historinë letrare italiane dhe botërore. Mes të ftuarve të pranishëm ishin Prof. Giulia Raboni, gazetari-shkrimtar Alessandro Zaccuri dhe ProfIrena Ndoci.


Na ndiqni