Studentet e programit të studimit në Farmaci, Markela Prifti dhe Marinela Kena, ndodhen në Itali për të zhvilluar aktivitetin kërkimor për temat e tyre shkencore të diplomës. Janë mirëpritur nga grupi i teknologjisë farmaceutike të departamentit të Farmacisë së UniBa, nën mbikqyrjen e Prof. Valentino Laquintana dhe nga ndërmarrja La Cosmottega srls, laborator i kozmetikës natyrale, ku ndiqen nga Prof.ssa Elena Capparelli e Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë".
Kurorëzimi perfekt i një rrugëtimi studimesh largpamës, aktual dhe të pasur me eksperienca formuese.