×

Master i nivelit të dytë "International Master Degree on Restoration, Conservation, and Management of Architectural Heritage"

Të enjten, më datë 7 shtator 2023, në Aula Magna të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", u prezantua programi i studimit Master i nivelit të dytë "International Master Degree on Restoration, Conservation, and Management of Architectural Heritage" të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", në bashkëpunim me Departamentin e Arkitekturës në Universitetin e Firencës dhe Universitetin "Eqerem Çabej" të Gjirokastrës.


Prezantimi nisi me një përshëndetje institucionale nga zëvendës-Rektori i Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" Prof. Edmond Hajdëri dhe të Dekanit të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara, Prof. Fabio Capanni.

Të ftuar për të përshëndetur dhe për të folur mbi temën ishin figura të lidhura me trashëgiminë dhe territorin shqiptar. Sekretari i Parë i Ambasadës italiane, Z. Sergio Allias dhe zëvendës-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Andi Seferi, shprehën falënderimin e tyre për mundësitë e reja të arsimit të ofruara nga Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë".

Zëvendës-Rektori i Gjirokastrës, Prof. Jaho Cana, falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e këtij programi master dhe siguroi se ky program do të japë një kontribut të rëndësishëm për arkitektët shqiptarë.

Prof. Neritan Ceka theksoi nevojën e vendit tonë për individë kompetentë dhe profesionistë për të menaxhuar dhe ruajtur trashëgiminë kulturore.

Në fund, Prof. Giovanni Minutoli, përmes një prezantimi, shpjegoi se ky master synon të trajnojë profesionistë të aftë të operojnë, falë aftësive specifike të ofruara gjatë kursit, në pozita me përgjegjësi të lartë në nivele të ndryshme në administratat publike, shoqatat, firma të projektimit, fondacione, ente publike ose private dhe organizata ndërkombëtare, si dhe për të ndërlidhur me të gjitha figurat profesionale dhe teknike të përfshira zakonisht në projektet e konservimit, restaurimit, pasurimit dhe menaxhimit të trashëgimisë arkitektonike dhe kulturore.

Falënderojmë të gjithë ata që kanë shfaqur interes dhe morën pjesë në këtë event!


Na ndiqni