Nga data 26 deri më 30 janar 2026, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” pati kënaqësinë të mirëpresë Prof. Ilaria Zanotti nga Universiteti i Parmës gjatë një mobiliteti për mësimdhënie në kuadër të programit Erasmus+ KA171, për studentët e Programit të Studimit në Farmaci.
Gjatë leksioneve dhe seminareve, Prof. Zanotti trajtoi tema me rëndësi të madhe shkencore dhe arsimore, duke i kushtuar vëmendje të veçantë ndikimit të sëmundjeve kardiovaskulare në shëndetin global dhe përcaktimit të rrezikut kardiovaskular, strategjive parandaluese të bazuara te ushqyerja dhe suplementet ushqimorë, barnave të reja të miratuar për menaxhimin e dislipidemisë, si dhe kërkimeve shkencore aktuale mbi targetet inovative për zhvillimin e terapive të ardhshme farmaceutike.
Mobiliteti përfshiu gjithashtu takime institucionale dhe shkëmbime mendimesh me Departamentet e Fakultetit të Farmacisë, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe promovimin e ndërkombëtarizimit të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.