Nga data 20 deri më 24 tetor 2025, Programi i Studimit në Farmaci pati kënaqësinë të mirëpresë, në kuadër të programit Erasmus+ Mobilitet për Mësimdhënie, profesoreshat Alessandra Ammazzalorso dhe Barbara De Filippis nga Universiteti “G. d’Annunzio” i Chieti-Pescara-s.
Pedagoget mbajtën seminare në fushën e shkencave farmaceutike dhe të kërkimit për barna të reja, duke trajtuar tema si antagonistët e PPARα si agjentë premtues kundër kancerit dhe rrugëtimi që nga substancat natyrore çon në zhvillimin e përbërjeve të reja terapeutike.
Gjatë qëndrimit të tyre, profesoreshat morën pjesë gjithashtu në takime me stafin akademik dhe administrativ, të cilat kishin për qëllim forcimin e bashkëpunimit midis dy universiteteve dhe fillimin e përgatitjes së projekteve të përbashkëta në fushën e formimit dhe kërkimit shkencor farmaceutik.
 
                     
                                                                     
                         
                         
                         
                         
                         
                        