Nga datat 12 deri më 16 maj 2025 Erjola Bej, koordinatore e Fakultetit të Farmacisë pranë Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" , njëkohësisht anëtare e Departamentit për Vlerësimin Kimiko-Toksikologjik dhe Farmakologjik të Barnave zhvilloi një vizitë trajnimi në Universitetin “Carlo Bo” të Urbino-s në kuadër të projektit të Lëvizshmërisë së stafit mbështetur nga programi Erasmus+ KA171.
Përmes këtij mobiliteti u nxit shkëmbimi i përvojave, praktikave dhe politikave institucionale në fushën e edukimit farmaceutik dhe përmirësimi i kapaciteteve profesionale duke kontribuar në objektivin e përbashkët për përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë dhe integrimin në kontekstin evropian të kërkimit dhe mësimdhënies.