×

Një Rrugëtim që Përfundoi: Refleksione nga një Diplomante në Arkitekturë

Kjo është Elisa Miho, studentja që u diplomua në Arkitekturë vetëm pak ditë më parë pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Të arrish fundin e një gare dhe të ndjesh se ke fituar, është ndjesia më e bukur, tregon Elisa disa ditë pas diplomimit.


Kjo është Elisa Miho, studentja që u diplomua në Arkitekturë vetëm pak ditë më parë pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Të arrish fundin e një gare dhe të ndjesh se ke fituar, është ndjesia më e bukur, tregon Elisa disa ditë pas diplomimit. E takuam në bibliotekën e Universitetit tonë ndërsa po lexonte literaturë të avancuar të fushës së saj. Elisa ia doli një sfide kuptimplotë të jetës, duke i dhënë vetes pas shumë vitesh sakrifica titullin e nderuar si Arkitetkte. Vajza na tregon për ditën e diplomimit dhe momentet e mbrojtjes së temës së saj, para një salle solemne, siç në fakt janë sallat e diplomimeve këtu në UKZKM. Isha e emocionuar, më shumë se asnjëherë tjetër, tha ajo, ishte nje emocion shume i vecate, pasi po mbërrija në fund të një rrugëtimi të gjatë plot lodhje e sakrifica, sic është arkitektura. Ditën e diplomimit e kam në mendje dhe në zemër, nuk do të më shuhet kurrë, rrëfen Elisa, e cila kujton veten para familjes së emocionuar e krenare gjithashtu, para profesorit të saj Giorgio Verdiani, komisionit të diplomimit, miqve dhe studentëve qëe u ndodhën aty në ato çaste. Tema e saj e diplomës është ndërtuar mbi vendndodhjen dhe peisazhin e Kishës së Shën Mërisë në ishullin e vetmuar të Maligradit në Liqenin e Prespës. Liqeni është pjesë e Parkut Kombëtar me të njëjtin emër që ndahet mes tre shteteve Shqipërisë, Greqisë e Maqedonisë së Veriut, ku reflektohen kultirat dhe zakonet e tre kulturave e gjuhëve të ndryshme. Tema e saj e diplomës u titullua “Skenaret Introverte/ Skenaret Ekstroverte të Kishës së Shën Mërisë në Ishullin e Maligratit”, të cilës bashkë me profesorin mentorues Giorgio Verdiani I kanë bërë një dokumentim digjital fotogrametrik. Nëpërmjet këtij punimi të students Elisa Miho kanë dalë në dritë brendësitë e guvës së ishullit, duke nxjerrë në pah vizatimet e brendshme dhe të jashtme të saj. Fazat e ndërtimit të kishës bizantine datojnë periudha të ndryshme të kalendarit të asaj kohe, ndërsa vetë objekti I kultit ishte ndërtuar dhe pikturuar në emër të fisnikut të kohës Kesar Novak. Autori i afreskeve në kishë është anonim, por punimet përcjellin influencën e shkollës ikonografike të Ohrit dhe Kostandinopojës. Kisha eremite bart vlera të larta arkitekturore, kulturore e shpirtërore për zonën e Prespës dhe Shqipërisë. Elisa na tregon e plotësuar në portret si ndihet sot që do të lërë aulat e Universitetit. Kur e nisa këtë rrugëtim, tha ajo, isha e frikësuar. Por sot, pas kaq vitesh studimi e mbështetje nga i gjithë stafi akademik, miqtë e mi që u bënë si familje në UKZKM, prindërit gjithashtu, ia dola të bëj realitet ëndrrën për të qenë pjesë e panteonit të mrekullueshëm që përcjell vetëm Arkitektura. Faleminderit Universitetit Katolik “Zoja e këshillit të Mirë”!


Na ndiqni