×

Njoftim

Ju informojmë se, në vijim të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Nr.190, datë 19.03.2020, Universiteti Katolik "Nostra Signora del Buon Consiglio" vazhdon të qendrojë i mbyllur deri më 3 prill 2020.


 

Të dashur studentë,

ju informojmë se, në vijim të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Nr.190, datë 19.03.2020, Universiteti Katolik "Nostra Signora del Buon Consiglio" vazhdon të qendrojë i mbyllur deri më 3 prill 2020.

Siç jeni në dijeni, po vazhdojmë të aktivizojmë (dhe në disa raste tashmë kemi aktivizuar) mekanizmat e kompensimit për të zvogëluar pasojat në procesin mësimor (leksione, provime dhe diplomimet).

Do të përpiqemi të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur sakrificat tuaja dhe për të çuar deri në fund edukimin tuaj.

Ju këshilloj të ndiqni zhvillimin e kësaj situate në faqet tona të internetit. 

Ju falënderoj për ndjenjën e madhe të përgjegjësisë që keni treguar dhe për mirëkuptimin tuaj. 

Shumë përzemërsisht,

Rektori

Prof. Bruno Giardina

Na ndiqni