×

Objektivat arsimore në lëndën e Patologjisë së Përgjithshme

...


Kursi i Patologjisë së Përgjithshme ofron njohuri mbi mekanizmat molekularë që qëndrojnë në themel të etio-patogjenezës së sëmundjeve njerëzore për identifikimin e shënjestrës së duhur terapeutike. Lënda thellohet mbi mekanizmat imunologjikë dhe inflamatorë të patologjive. Gjatë këtij kursi studenti fiton nocionet bazë të patofiziologjisë së sistemeve kryesore të organeve me elementet e domosdoshëm të terminologjisë mjekësore në mënyrë që të sigurojë formimin e duhur për një karrierë të sukseshme.

Në përfundim të kësaj lënde, studentët do të marrin informacionin bazë mbi mekanizmat molekularë që qëndrojnë në themel të patologjive njerëzore dhe parimet e imunologjisë. Ata do të jenë në gjendje të dallojnë dhe përshkruajnë shkaqet (etiologjinë) dhe mekanizmat (patogjeneza) e sëmundjeve dhe të përdorin saktë terminologjinë e nevojshme mjekësore /shkencore.


Na ndiqni