×

Stomatologjia - Parandalimi i sëmundjeve

Mjeku i përgjithshëm dhe mjeku stomatolog përfaqësojnë filtrin e parë, për shëndetin e njeriut dhe si të tillë, duhet të edukojnë çdo person mbi sjelljen, për të patur një shëndet të qendrueshëm.


Nga Albi ISUFI
Programi i Studimit në Odontoiatri dhe Proteza Dentare

Mjeku i përgjithshëm dhe mjeku stomatolog përfaqësojnë filtrin e parë, për shëndetin e njeriut dhe si të tillë, duhet të edukojnë çdo person mbi sjelljen, për të patur një shëndet të qendrueshëm. Studimi im zhvillohet në një kampion prej 386 individësh shqiptarë, me një moshë mesatare prej 26 vjeç, ku me anë të një pyetësori mbi stilin e jetës, seksin, moshën, dietën ushqimore, normat higjenike shtëpiake, përdorimin e substancave (duhan dhe alkol), vese orale të gabuara (infantile dhe adulte), kushtet social-ekonomike dhe kushtet shëndetësore, kam vlerësuar shëndetin oral, me anë të protokollit OHRQoL/OHIP-14.

Rezultatet e studimit tregojnë një shëndet oral mesatar të mirë të kampionit, por megjithatë shfaqet nje tendencë drejt mbi ushqyerjes, mungesë e rigorozitetit dhe informacionit për normat higjenike shtëpiake kundrejt shëndetit oral. Evidentohet një shëndet oral i kushtëzuar nga sasia e alkolit të marrë në javë, nga duhani, kushtet social-ekonomike dhe edukimi krijojnë një impakt direkt mbi shëndetin e kavitetit oral. Për të përmirësuar këtë aspekt është e nevojshme t’i ofrojmë popullsisë një informim të saktë, për normat higjenike shtëpiake, një edukim shkollor kundrejt kujdesit të kavitetit oral, fushata sensibilizuese për popullsinë, kundër përdorimit të substancave të dëmshme, një shpërndarje më homogjene e qëndrave stomatologjike dhe thirje të vazhdueshme, sidomos ndaj popullsisë rurale, drejt qëndrave të shëndetit publik. Nën këtë këndvështrim, mund të themi se, investimet fillestare për parandalimin e sëmundjeve, do jenë një kursim i madh ekonomik në fushën e shëndetit për shtetin.

 


Na ndiqni