Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" i Tiranës nderon veprën dhe kontributin e shkrimtarit Ismail Kadare për letërsinë, gjuhën dhe kulturën shqiptare. UKZKM i bashkohet vlerësimit vendas dhe ndërkombëtar për shkrimtarin që i bëri jehonë me identitetin e tij letrar Shqipërisë dhe sakrificave të popullit shqiptar.