Në Shqipëri programi i studimit në Fizioterapi lindi për herë të parë në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Gjatë dy dekadave UKZKM solli në Shqipëri profesorë të shkëlqyer me reputacion ndërkombëtar, të cilët edukuan studentët që sot me meritë janë pjesë e shërbimit të vyer në Shqipëri dhe në shumë vende të BE-së, duke u ardhur në ndihmë njerëzve që kanë nevojë. Sot nderojmë kujtimin e një prej profesorëve që themeloi programin e studimit të Fizioterapisë në UKZKM, Prof. Ernesto Alicicco
Ai u nda nga kjo jetë duke lënë pas mirënjohjen e qindra studentëve që sot janë titullarë të shërbimit të Fizioterapisë dhe nderimin e profesorëve të UKZKM që bashkëpunuan me të prej shumë vitesh.
Prof. Alicicconuk ishte thjesht profesori i studentëve, por ai ishte mentori dhe mbështetësi më i madh i të rinjve të dikurshëm që sot mbajnë tituj shkencorë në fushën e shërbimit të Fizioterapisë, edhe falë profesionalizmit të lartë edukativ e akademik të tij.
UKZKM i përcjell nderime figures së tij dhe i shpreh mbështetje familjarëve që kanë humbur të dashurin e tyre.