×

Open Day 2024

Sot kampusi ynë multikulturor dhe ndërkombëtar priti qindra maturantë nga Shkodra, Vlora, Fieri, Lezha, Gjirokastra, Korça, Durrësi e Tirana sigurisht.


Sot kampusi ynë multikulturor dhe ndërkombëtar priti qindra maturantë nga Shkodra, Vlora, Fieri, Lezha, Gjirokastra, Korça, Durrësi e Tirana sigurisht.
Të gjithë kanë zgjedhur Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” për vitin e ri akademik 2024-2025.
Të rinjtë u njohën dhe biseduan me pedagogë dhe koordinatorë që shpjeguan me etikë dhe profesionalizëm gjithçka duhet të dinë për programet tona të studimit në Ekonomi, Farmaci, Arkitekturë, Fizioterapi, Infermieri, Odontoiatri dhe Mjekësi.
Gjithashtu miqtë e shumtë që mirëpritëm sot u njohën edhe me tarifat shumë avantazhuese të këtij viti që përkon edhe me 20-vjetorin e themelimit të UKZKM.
Maturantë e prindër vizituan të gjitha laboratoret, klinikat e praktikës mësimore, sallat e mësimit dhe patën mundësi të vizitonin në mënyrë të dedikuar edhe Spitalin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” .
Jemi falenderues dhe mirënjohës për të gjithë ata që e kaluan të shtunën e kësaj fundjave me ne. Ne jemi krenarë për rezultatet tona në këto 20 vjet dhe do të jemi shumë të përkushtuar që të mbështesim me edukim cilësor dhe arsim të niveleve ndërkombëtare të rinjtë që do të na bashkohen këtë vit akademik.

Ju urojmë suksese!
Nuk jemi të vetmit, jemi më të mirët!


Na ndiqni