Sfida më e madhe sot është përballja e tregjeve me nevojën për njerëz të kualifikuar që dinë të dallojnë rreziqet financiare, duke ndërtuar strategji fitimprurëse.
A ka ndonjë ditë në jetën tuaj që nuk mendoni për mirëqenien ekonomike?! Këta që shihni në foto janë ekonomistët e të ardhmes në Shqipëri dhe BE.
Studentët që do të diplomohen në Programin e Studimit në Ekonomi në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” marrin njohuri në fushën e menaxhimit, financës, strategjive të biznesit, politikave ekonomike dhe aspekteve të ndryshme juridike të çdo forme biznesi.
Studentët e diplomuar kanë hapësira të gjera punësimi, qoftë në struktura private, qoftë në struktura publike.
Zgjidh Ekonomi në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë".
Diplomë Evropiane në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Barit “Aldo Moro”, e njohur në Bashkimin Evropian dhe më gjerë.