×

Atë Pierino Luzzitelli: Njeri i Zotit, profesor, fermer.

Një jetë si natyra e pastër. Njeri i Zotit, profesor, fermer. Njëzet vitet e fundit dhuruar Shqipërisë.


Mbërriti në Tiranë në vitin 2002 dhe u rikthye në Itali në vitin 2021. Prania e tij ishte e heshtur, si dikush që nuk kërkonte të dukej. Përveç punës: për të puna kishte nje funksion edukativ dhe dëshironte shumë që të gjithë të shikonin si ta duash tokën, si të kujdesesh për të. Që i ri, u shugurua në komunitetin e Atë Monti, ku u diplomua në shkenca natyrore dhe u bë prift. Profesor dhe drejtor i një Liceu Klasik, zgjodhi më pas të jetojë në Kamerun për disa vite dhe në fund të vij këtu, në Shqipëri.

I jemi mirënjohës që është “kujdesur” për bimët e kampusit tonë, duke e bërë atë një hapësirë të gjelbër të vlerësuar nga të gjithë. Ruajmë kujtimin e përkushtimit dhe besnikërisë së tij , të një jete të thjeshtë dhe në shërbim të Zotit. Atë Pierino ishte një dëshmitar i natyrës: në muajt e fundit, në Romë, u kishte dhënë vëllezërve të tij të rinj një kopje të “Laudato si’”, letër e papa Françeskut mbi ruajtjen e Krijimit. E përfundoi rrugëtimin e tij të gjatë në moshën 85 vjeçare, më 14/11/2023.


Na ndiqni