×

Paolo Zermani - Projektimi në qytetin bashkëkohor

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" propozon një cikël konferencash mbi çështjet që lidhen me projektin arkitektonik në qytetin bashkëkohor.


Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" propozon një cikël konferencash mbi çështjet që lidhen me projektin arkitektonik në qytetin bashkëkohor.

Cikli "Progettare nella città contemporanea” (Projektimi në qytetin bashkëkohor) synon gjithashtu të nxjerr në pah rolin që ka luajtur kultura italiane në ndërtimin e qytetit të Tiranës.

Faza e parë e ciklit përfshin ndërhyrjen e arkitektëve italianë të njohur ndërkombëtarisht, të cilët do të paraqesin "mënyrën italiane" në projektimin e arkitekturës bashkëkohore. Kjo fazë e parë do të jetë në mënyrë simbolike një homazh për rolin që arkitektura italiane ka luajtur në të kaluarën për ndërtimin e qytetit të Tiranës dhe i cili ende mund të përfaqësojë një burim të mundshëm për të ardhmen.

Takimi i ardhshëm me Paolo Zermani, profesor i “Kompozimit Arkitektonik” në Fakultetin e Arkitekturës në Firence, do të zhvillohet në 11 qershor, ora 18.00 në Google Meet.

Paolo Zermani është themeluesi i konferencave për "Identitetin e arkitekturës italiane" dhe "Galerisë së arkitekturës italiane" në Firence.

Në vitin 1986 revista "Ottagono" i kushtoi atij kopertinën e numrit monografik mbi arkitekturën e re italiane. Në 1991 revista japoneze "A + U" (Arkitekturë dhe Urbanizëm) botoi një numër monografik mbi punën e tij.

Ai ka qenë drejtor ekzekutiv i revistës ndërkombëtare të arkitekturës "Materia" nga 1990 deri në 2000.

Ai ishte i ftuar në Bienalen e Arkitekturës së Venecias në 1991, 1992 dhe 1996 dhe në Triennalen e Milanos në 1993 dhe 2005. Në 2003, shtëpia Mantegna në Mantova prezantoi një ekspozitë antologjike mbi projektet dhe krijimet e tij dhe Galerinë "Lo Spazio" në New York organizoi ekspozitën "Paolo Zermani Arkitektura në Peisazhin Italian".

Ndër shkrimet e tij përmendim "Identiteti i arkitekturës" I dhe II (1995 dhe 2002) dhe "Përtej murit të gomës" (2010).

Ky cikël takimesh do të vazhdojë gjatë vitit akademik, me të ftuar të njohur nga sektorët e arkitekturës dhe tema interesante. Në fakt, faza e dytë synon të hedhë një vështrim kritik në panoramën ndërkombëtare të projektimit arkitektonik përmes arkitektëve me famë botërore, të cilët e kanë përqendruar veçanërisht punën e tyre tek ndërhyrjet që synojnë transformimin dhe zhvillimin e qyteteve kryesore evropiane.


Na ndiqni