×

Pjesëmarrja e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Kongresin e II-të të ASNS

Më 24 maj 2025, në ambientet e Hilton Garden Inn në Tiranë, u zhvillua Kongresi i dytë i Shoqatës Shqiptare të Shkencës së Nutricionit (ASNS), me temën “Nutrition is Health”.


Më 24 maj 2025, në ambientet e Hilton Garden Inn në Tiranë, u zhvillua Kongresi i dytë i Shoqatës Shqiptare të Shkencës së Nutricionit (ASNS), me temën “Nutrition is Health”.

Në këtë ngjarje shkencore mori pjesë Rektori i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Prof. Leonardo Palombi, së bashku me profesorë të nderuar të universitetit, të cilët kontribuan me referime dhe diskutime mbi rëndësinë e nutricionit si një nga shtyllat bazë të shëndetit publik.

Përmes kësaj pjesëmarrjeje, universiteti riafirmon rolin e tij aktiv në kërkimin shkencor dhe edukimin ndërdisiplinor, në shërbim të përmirësimit të cilësisë së jetës dhe shëndetit të popullatës.

Ky kongres përforcoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimeve ndërinstitucionale, si një mekanizëm kyç për zhvillimin e politikave të integruara në fushën e nutricionit dhe shëndetit publik.


Na ndiqni