×

Pjesëmarrje e suksesshme e Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të mirë" në TiranaMarathon

Nën slloganin “Mbroje Tokën”, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u përfaqesua nga studentë dhe personel, si traditë e përvitshme, në Maratonën e Tiranës.


Stenda jonë ishte më e vizituara dhe në të u ofrua shërbimi i fizioterapisë, nën kujdesin e lektorit Florian Spada së bashku me studentët e Programit te Studimit në Fizioterapi.

Shërbimi i dhënë garuesëve për shkarkesa muskulore, zgjatje dhe dëmtime pas garës u vlerësua maksimalisht dhe mori falenderime nga vrapuesit e shumtë.

Një falenderim për studentët: Albi Mera, Marcello Randazzo, Simone Perilli, Vito Franco, Mattia Carchidi, Valeria De Quarto, Sara Pettinari, Cecilia di Loreto, Elton Velcani, Sergio Pidalà, Gabriele Marcato dhe Sara De Luca.


Na ndiqni