×

Phd. Emanuela Prendi

Emanuela sapo ka perfunduar Doktoraturën në Shkenca Infermieristike dhe Shëndet Publik, ne universitetin Tor Vergata, Romë ne daten 6 prill 2023, duke marre titullin Doktor Shkencash.


Dr. Emanuela Prendi është diplomuar me vlerësimin maksimal në Programin e Studimit në Fizioterapi, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, në vitin 2010.  

Që nga viti 2015, Dr. Prendi është gjithashtu Koordinatore dhe Lektore për Programet e Studimit Bachelor të Fizioterapisë, si dhe Masterit Shkencor në Shkenca Rehabilituese dhe të Profesioneve Shëndetësore. 

Nga viti 2015 deri ne vitin 2021 ka ushtruar funksionin e koordinatorit edhe per programet e studimit infermieristike bachelor dhe master. Ajo ushtron njëkohësisht edhe profesionin si fizioterapiste në Qendrën e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.

Dr. Prendi ka kryer Masterin profesional në Fizioterapi Pediatrike pranë Universitetit të Firences dhe Spitalit Pediatrik Universitar Meyer, Firence, Itali.

Më pas ka kryer studimet në Master Shkencor në Shkenca Teknike Rehabilituese të Sportit dhe Aktiviteteve Motore pranë Universitetit të Studimeve të Firences dhe Spitalit Universitar Careggi të Firences, Itali.

Dr. Prendi ka kryer disa trajnime ne metoda të ndryshme jashtë vendit si:

  • Terapia Manuale në lombalgji; 
  • Metodat terapeutike ne Hidrokineziterapi;
  • Fizioterapia pediatrike;
  • Human tecar certified operator;
  • Metoda Mezieres.
  • Anatomia Palpatore

 Dr. Prendi është autore dhe bashkëautore e disa publikimeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
 Referuese ne kongrese, konferenca e aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit.


Na ndiqni