Bashkë me verën dhe gjallërinë e saj rinore vjen edhe përfundimi i leksioneve të studentëve tanë në Programin e Studimit në Farmaci. Ky cikël i plotë akademik ka për qëllim t’u japë të rinjve një përgatitje shkencore të avancuar në fushën shëndetësore dhe të formojë një figurë profesionale që do të jetë ekspert i ardhshëm i barnave dhe i përdorimit të tyre.
Farmacisti është ura më e sigurtë lidhëse midis pacientit, mjekut dhe gjithë strukturave të tjera shëndetësore.
Mundësitë e punësimit pas përfundimit të studimeve tek ne janë të shumta dhe konkuruese në disa sektorë si:
* Farmacitë e rrjetit të hapur
* Farmacitë spitalore
* Distributorët farmaceutikë, përfaqësitë farmaceutike
* Importues, eksportues, prodhues të barnave
Këta janë e ardhmja e sigurtë e farmaceutikës në Shqipëri!
Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, 20 vjet në Evropë!