Shihni sa shumë studentë janë bërë bashkë në oborrin kryesor të kampusit tonë. Ata janë mjekët e ardhshëm, ata janë jo vetëm prova e gjallë e standardeve të pakonkurrueshme që ne ofrojmë në studime, por edhe qytetarë evropianë të formuar në rrugën e shkencës së mjekësisë. Në 6 vite studimi ka shumë për të treguar, por çfarë mbetet gjithmonë është aftësia e tyre për të qenë më të mirët, për të marrë mbi supe detyrën fisnike të Mjekut.
Studentët e Programit të Studimit në Mjekësi fitojnë aftësitë shkencore bazë dhe përgatitjen teoriko-praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit të mjekut. Ata përfitojnë gjithashtu metodologjinë dhe kulturën e nevojshme për formimin e tyre afatgjatë dhe për një autonomi profesionale, vendimmarrjeje dhe vepruese të përshtatshme.
Ju u rritët profesionalisht në UKZKM, ashtu si paraardhësit tuaj që sot na nderojnë kudo ku ushtrojnë detyrën e mjekut.