Në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u mbajt prezantimi i Presidentit të Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë, P. Ruggero Valentini dhe i Rektorit të Ri të Universitetit, Prof. Leonardo Palombi.
Në këtë rast përshëndetën, Mons. Angelo Massafra, President i Konferencës Ipeshkvore në Shqipëri, Sh.T. Imzot. Arjan Dodaj Arqipeshkëv i Tiranës dhe Durrësit, Sh.T. Z. Fabrizio Bucci Ambasador i Italisë, prof. Nathan Levialdi Ghiron, Rektor i Universitetit të Studimeve të Romës “Tor Vergata”, Z. Sander Lleshaj, Drejtor i Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, Prof. Tritan Shehu, Prof. Emilio Piccione të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” si edhe përfaqësuese e studenteve Doris Vila.
P. Hektor Varella dhe P. Mariano Passerini dërguan përshëndetjen e tyre mbi eksperiencën 30 vjeçare të pranisë së Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë në Shqipëri.
Prof. Paulina Hoti moderoi eventin.
Faleminderit për pjesëmarrjen!